Politike

Ekstràdimi i shtetasit turk/ Manjani: Rama i sheh procedurat si burrokraci të tepërta, i ka nevèri sepse ato kërkojnë kole

3 Janar 2020, 06:36 Nga DOSJA
Ekstràdimi i shtetasit turk/ Manjani: Rama i sheh procedurat si

Tiranë- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për  depórtimin me fórcë nga Shqipëria të shtetasit turk, Harun Çelik. Në një reagim në Facebook, Manjani thekson se  Kryeministria ka për detyrë të japë sqarime nëse janë respektuar procedurat ligjore, dhe jo të shprehet se “kjo është çështje procedurash me të cilat Rama nuk merret”.

Reagimi:

E vërteta e parë e këtij viti.

Për dèbimin e turkut gylenist, reagimi i Kryeministrisë “…. kjo është çështje procedurash”, është i vërteti.
=========

100% ashtu është! Kryeministri i sotëm nuk ka lidhje fare, po fare fare me procedurat. Ai i sheh procedurat si burrokraci të tepërta dhe pengesa të bezdishme, pra si zhgarravina ligjore.

Ai i neverit procedurat, sepse ato kërkojnë kolegjialitet, respekt për mendimin, për propozimin, për debatin, për palën kundërshtare. Procedurat imponojnë barazi para ligjit, kompetencë të qartë vendimmarrëse, garanci që e drejta e dikujt nuk shkelet.

Shkurt me procedurë nuk ka kurrë one-man-show! Me procedurë në ngjarjet e tërmetit në detyrë duhet të ishte Haki Çako, por vetëm Hakiun se pamë gjëkundi. Me procedurë, nuk duhet të ishte prekur asnjë banesë e askujt pa lëshuar një akt adminiatrative dhe pa ju dhënë mundësi për mbrojtje ligjore.

Me procedurë nuk mund të kishte as parlament e as pushtet vendor njëpartiak.

Etj etj etj… Sa mbrapshtina do ishin shmangur nëse respektoheshin PROCEDURAT!

Ja pra sa i vërtetë ishte ai reagim i Kryeministrisë për Kryeministrin.

Asnjëherë nuk ka njohur e respektuar asnjë procedurë, ndaj ska se si të ndjehet përgjegjës për një gjë që se respekton.

Të paktën e pranojnë që “nuk merren me procedura”…
==============

Por, për ta mbyllur këtë arsyetim me rastin e turkut pyetja është:

A u respektuan procedurat?! Një nga ato dhjetëra departamente me rroga të larta në Kryeministri a i verifikoi procedurat e këtij rasti?!

Cili është konkluzioni?!

Pyetja nuk shtrohet është apo jo çështje procedurash, por a u respektuan procedurat. A u vlerësua risku real që i kanosej personit që u dëbua? A pati një gjykim të drejtë sipas ligjit apo jo? Këto përgjigje priteshin nga Kryeministria, e jo “smerremi me procedura”. Këtë të fundit e dimë shumë mirë.

Dosja.al raportoi dy ditë më parë ekskluzivisht depórtimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arèrstua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsífikuar.

Turku, u dènua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në bùrgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstràduar në Turqi, ndërsa polícia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstràdimi është kryer konform procedurave duke mohuar àzilin.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dëbohet gylenisti i parë deportimi i turkut ylli manjani dëbohet gylenisti i parë deportimi i turkut ylli manjani

Sondazh

Poll