Politike

"Përdoren deklarata e mia kundër meje!" Kryemadhi jashtë SPAK: Nuk flas më para prokurorëve, vetëm në Gjykatë!

Ajo shtoi se e mori vendimin për shkak se deklaratat po i përdoren kundër.

6 Janar 2025, 11:32 Nga M.B
"Përdoren deklarata e mia kundër meje!" Kryemadhi
Monika Kryemadhi

TIRANA- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar para mediave se nuk do të japë më deklarata para Prokurorëve duke u shprehur se do të flasë vetëm në Gjykatë. Kryemadhi tha se ka firmosur procesverbalin, ndërsa theksoi se në SPAK nuk pranoi të përgjigjej për asgjë. Ajo shtoi se e mori vendimin për shkak se deklaratat po i përdoren kundër.

"Nuk di gjë për zotin Meta. Nuk u pyeta për gjë, sepse nuk pranova të përgjigjem për asgjë. Të gjitha deklarata e mia do të vazhdohen në gjykatë. Tashmë, unë nuk flas më para prokurorëve por në gjykatë. Firmosa edhe procesverbalin. Deklarata e mia nuk bëhen më në Prokurori, vetëm në gjykatë. Para gjyqtarit, nuk jap më shpjegim për asgjë sepse ka të bëjë me që ti të përdorësh deklarata e mia kundër meje", tha ajo.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll