Politike

Berisha: Partisë Demokratike i premton plotësisht koha për të bërë primaret

Berisha shtoi se ne vend vepron censura, teksa shprehu me siguri se mediat e qeverisë nuk do t'i japin deklaratat e tij.

6 Janar 2025, 11:07 Nga ZH.LL
Berisha: Partisë Demokratike i premton plotësisht koha për
Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka siguruar mbështetësit e tij se Partisë Demokratike i premton plotësisht koha për të bërë primaret. Duke folur për mediat, Berisha thotë se aktualisht PD është në betejën e saj me të ashtuquajturën, narkodiktaturën.

Berisha shtoi se ne vend vepron censura, teksa shprehu me siguri se mediat e qeverisë nuk do t'i japin deklaratat e tij. Kredemokrati theksoi dhe kujtoi edhe një herë se mediat e qeverisë janë 4, duke mos përmendur emra.

"Partisë Demokratike i premton plotësisht koha për të bërë primaret.
Por ju siç e shihni, PD në betejën e saj me narkodiktaturën është në akte të fuqishme antidiktatoriale.
Kjo e sotmja për shembull...
Unë do vija vetë këtu po të mos më thërrisnin, por ja që më thirrën.
Keni për të parë ju, mediat e qeverisë nuk do i japin këto që dhashë unë.
Mos harroni se vepron censura.
Janë 4 mediat e qeverisë ato...", u shpreh Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll