Politike

Berisha: Gjykata e Olta Xhaçkës veproi në mënyrën më mjerane, por çështja është në Strasburg

Përpara mediave, Berisha thotë se gjykata e Olta Xhaçkës veproi në mënyrë mjerane.

6 Janar 2025, 11:06 Nga ZH.LL
Berisha: Gjykata e Olta Xhaçkës veproi në mënyrën
Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e konsideron shkelje të Kushtetutës vendimin e gjykatës duke shkelur mbi parime. Sipas Berishës bëhet fjalë për parimin e proporcionalitetit, ku vendimet apo qëndrimet në raport me të drejtat e njeriut, duhet të jenë në përpjestim.

Përpara mediave, Berisha thotë se gjykata e Olta Xhaçkës veproi në mënyrë mjerane. Megjithatë Berisha shprehet se çështja është në Strasburg dhe mbetet për tu parë se çfarë do të vendoset më tej. 

"Ajo është një gjykatë, siç e patë ju, e vetmja në botë që thotë Kushtetudhës, Kushtetutë, për të mos thënë atë termin tjetër.
Tre gjyqtarë ishin me një ndërgjegje juristi. Sepse të thuash se nuk është shkelur neni 73 dhe nuk është marrë leje, ndërkohë që në çdo precedent është marrë leje, bën një mashtrim publik dhe shkel Kushtetutën.
Kjo ndodhi.
Përdorën parimin e proporcionalitetit, por që në përdorimin e atij parimi, vendimi del antikushtetues. Cilido që ka njohuritë më elementare, neni 17 i Kushtetutës thotë se vendimet, apo qëndrimet në raport me të drejtat e njeriut, duhet të jenë në përpjestim.
Atëherë, këta zotërinj, shkelën këtë parim, por gjykata e Olta Xhaçkës, ndonëse e citon, nuk e shpall vendimin antikushtetues. Sepse është shkelje e Kushtetutës.
Pra, nëse bie njëra masë, bie edhe tjetra, sepse nuk ishin dy vendime të veçanta, ato ishin një vendim.
Gjykata vepron në mënyrën më mjerane, por çështja është në Strasburg. Ata të vendosin çfarë të duan...", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll