Politike

Berisha: Krimi më i shëmtuar i skapistëve është përdorimi i dosjeve për të prerë gjoba! Dumani mori 1 mln euro për të mos pyetur Ymer Lalën për vrasjen

Kryedemokrati e konsideron krimin më të shëmtuar përdorimin e dosjeve për të prerë gjoba.

6 Janar 2025, 10:59 Nga ZH.LL
Berisha: Krimi më i shëmtuar i skapistëve është
Berisha

TIRANË- Kreu i demokratëve Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ka mbajur një fjalim për mediat nga ku ka komentuar edhe një herë në lidhje me Klubin Partizani. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka drejtuar akuzua të forta korrupsioni ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Kryedemokrati e konsideron krimin më të shëmtuar përdorimin e dosjeve për të prerë gjoba. Berisha akuzon Dumanin duke thënë se ka marrë 1 milion euro për të mos marrë në pyetje Ymer Lalën për vrasjen e denoncuar nga Luftim Reçi. 

"Janë 2-3 vlerësime për Klubin Partizani.
Altin Dumani ka urdhëruar që të bëhet rivlerësim duke u bazuar në një vendim që detyron audituesit që të përdorin normat e vitit 2017 ose 2019.
Sipas këtij vendimi, auditi konkludon se vlera e lokaleve të Klubit Partizani të ndërtuara në vitet ’70 dhe të bëra copë-copë, është 520 euro për metër katror.
Apartamentet e reja, të blera nga Dumani, i ka deklaruar me çmimin 380 dhe 490 euro.
Pra, kjo është. Besoj se unë isha i qartë.
Për të mos shkuar tek Kraja, tek ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, i cili ka vilën, por nuk thotë çmimin me të cilin e ka blerë.
Por del se ka blerë në Lalëz troje të repartit ushtarak me 4 euro metri katror, në një kohë kur të tjerët me vendim të qeverisë i kanë blerë 130 euro metri katror kur është bërë vlerësimi.
E kuptoni ju se çfarë janë këta?
Por krimi më i shëmtuar i tyre është përdorimi i dosjeve për të prerë gjoba. Nuk e pyeti Ymer Lalën për vrasjen e denoncuar nga Luftim Reçi, sepse i mori, thonë këta, 1 milion euro dhe kjo është një gjë e tmerrshme...", u shpreh Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll