Politike

"Maksimizim të votës së diasporës!" Zgjedhjet/ Rama mbledh kryesinë e PS-së, ndryshime te drejtuesit politikë të qarqeve! Majko në Tiranë, Shalsi në Kukës

Mësohet se Eduart Shalsi do të shkojë drejtues politik ne qarkun e Kukësit, ndërsa Pandeli Majko vjen në Tiranë ku do t'i caktohet një zonë elektorale.

6 Janar 2025, 10:49 Nga M.B
"Maksimizim të votës së diasporës!" Zgjedhjet/
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë rozë kryesinë e PS dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Bëhet me dije se fokusi i këtij takimi janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare e kryesisht vota e diasporës, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i procesit të regjistrimit për emigrantët që do të duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.  

Rama u ka lenë porosi të tijëve krijimin e një database me kontaktet e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit me qëllim maksimizimin e votës së diasporës në favor të mazhorancës.

Nga kjo mbledhje mësohet se është vendosur se Eduart Shalsi do të shkojë drejtues politik ne qarkun e Kukësit, ndërsa Pandeli Majko vjen në Tiranë ku do t'i caktohet një zonë elektorale.

partia socialist

Sondazh

Poll