Politike

Denoncimi i Berishës/ A e arrestoi Balla-Çapjan në këmbim të votave nga banda rivale?

Sipas Berishës, në këtë përgjim një anëtar i bandës së Elbasanit, me nofkën “Target” i ka premtuar Ballës vota për zgjedhjet e vitit 2021, në këmbim të arrestimit të kundërshtarëve.

6 Janar 2025, 11:01 Nga I.A
Denoncimi i Berishës/ A e arrestoi Balla-Çapjan në këmbim
Suel Cela dhe Taulant Balla

TIRANË- Një përgjim është publikuar ditën e sotme nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i dalë nga bandat e Elbasanit. Sipas Berishës, në këtë përgjim një anëtar i bandës së Elbasanit, me nofkën “Target” i ka premtuar Ballës vota për zgjedhjet e vitit 2021, në këmbim të arrestimit të kundërshtarëve. Më përgjimin e publikuar nga Berisha, supozohet se ngjarja ka ndodhur rreth periudhës 2020-2021.

Në përgjimin e mëposhtëm të publikuar nga Berisha ditën e sotme, thuhet se në datë 10 shkurt të vitit 2020 anëtarët e grupit të Çelës i thonë Ballës se nuk do t'i bien më në qafë për tendera dhe probleme të tjera, por duan vetëm që të arrestohen kundërshtarët e tyre. Ndërkohë që Balla po në përgjimet e Berishës, u kërkon garanci për vota për PS-në, në kundërshtim të arrestimit të grupit kundërshtar të Çelave. 

Denoncimi i Berishës/ A e arrestoi Balla-Çapjan në këmbim
Pergjimi

Sipas fletës me përgjimet nga bisedat të paverifikuara zyrtarisht por të konfirmuara nga ngjarjet, Balla kishte dhënë fjalën se do të arrestonte personat që i kishin nisur me listë brenda një vitit. Ndërkohë që në muajin mars të vitit 2021 me anë të operacionit 'Krasta 2021' është vënë në pranga Ardjan Çapja dhe është shpallur në kërkim Florenc Çapja. Ndërkohë që pak ditë më vonë është vënë në pranga dhe Ardi Çekani, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Çapjat. 

Sipas përgjimit të Berishës, Balla gaboi vetëm më një muaj nga fjala e dhënë duke arrestuar kundërshtarët e Suel Çelës në muajin Mars dhe jo brenda Shkurtit. Por në zgjedhjet e vitit 2021, PS-ja mori 15 mijë vota më shumë në Elbasan të garantuara nga grupi i Suel Çelës. 

sali berisha taulant balla suel cela

Sondazh

Poll