Bota

I dërguari i SHBA takim me zytarët e LDK-së, kërkesë për heqjen e taksës dhe formimin e qeverisë

3 Janar 2020, 11:39 Nga DOSJA
I dërguari i SHBA takim me zytarët e LDK-së, kërkesë

KOSOVË- I dërguari i Posaçëm i SHBA në Kosovë, ambasadori Richard Grenell, ka zhvilluar sot një takim me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një reagim pas takim, LDK shkruan se Grenellkishte kërkuar heqjen e taksës 100% për mallrat serb dhe avancimin në formimin e qeverisë.

Më tej shkruhet se Ambasadori Grenell inkurajoi delegacionin e LDK-së që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë.

I Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell, u takua sot në Berlin me delegacionin e LDK-së në përbërje të Agim Veliut, nënkryetar i LDK-së dhe Avdullah Hotit e Skender Hysenit, anëtarë të Kryesisë së LDK-së. Gjatë bisedës, Ambasadori Grenell inkurajoi delegacionin e LDK-së që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë.

Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës. Delegacioni i LDK-së e njoftoi Ambasadorin Grenell për përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë”, shkruan LDK në Facebook. 

Për formimin e qeverisë së re pritet që Hashim Thaçi dhe Albin Kurti të zhvillojnë një takim më 6 janar, pas disa refuzimeve të liderit të Vetëvendosjes. Kuvendi ka zhvilluar disa ditë më parë seancën për themelimin e legjislaturës së 7-të, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët, por nuk kanë mundur të formojnë qeverinë. Negociatat mes LVV-së dhe LDK-së kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, por kjo kërkesë është rrëzuar pasi Glauk Konjufca nga radhët e VV u zgjodh kryetar, gjë që është pranuar dhe nga LDK. Por partia e Isa Mustafës kërkon Presidentin dhe 5 ministri dhe shprehen të palekundur në kërkesat e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni lidhja demokratike e kosoves qeveria e re ne kosove richard grenell taksa 100% lidhja demokratike e kosoves qeveria e re ne kosove richard grenell taksa 100%

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2020, 10:31

Mal i Zi– Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka reaguar për sùlmin që ndodhi në ambasadën malazeze në Serbi, duke u shprehur se ky veprim është i papranùeshëm. P...

Bota 3 Janar 2020, 09:40

Eastmed: Projekti i madh me të panjohura

GJERMANI- Pritje e madhe në Greqi: Nga dita e enjte (02.01.2020) në Athinë zhvillon një vizitë triditore kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu. Ndërkohë që...