Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, policia: Po punohet për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes policia njofton se nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.

5 Janar 2025, 20:17 Nga r.ll
Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, policia: Po punohet
foto ilustruese

VLORË- Policia ka reaguar lidhur me të shtënat me armë zjarri të shënuara pasditen e sotme në Vlorë. Sipas informacioneve policore, në orë 18:36 është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes policia njofton se nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes. 

“Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.

Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë.", thuhet në njoftimin e policisë. 

 

te shtena ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Janar 2025, 19:27 r.ll

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

foto ilustruese VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në bulevardin "Ismail Qemali" në...