Aktualitet

Prej më shumë se një ore ndërprerje, rikthehet pjesërisht energjia elektrike në Fier, Lushnje, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

Dyshohet se shkak i ndërprerjes ishte rënia e linjës së transmetimit 220 kv Kashar-Rashbull- Durrës, ndërsa grupet e punës ndodhen në terren.

5 Janar 2025, 18:59 Nga r.ll
Prej më shumë se një ore ndërprerje, rikthehet
foto ilustruese

FIER- Energjia elektrike është rikthyer pjesërisht pas më shumë se një ore në Fier, Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Zbukurimet e rrugëve dhe dritat janë ndezur në Fier, dhe është rikthyer energjia dhe në lagjet e qytetit.

Ndërkohë edhe në Lushnje është rikthyer energjia elektrike pas një ndërprerjeje që zgjati gati një orë. Në Vlorë, energjia elektrike mungoi për më shumë se 30 minuta në fshatrat Selenicë, Orikum e deri në Palasë.

Dyshohet se shkak i ndërprerjes ishte rënia e linjës së transmetimit 220 kv Kashar-Rashbull- Durrës, ndërsa grupet e punës ndodhen në terren. Pritet gjithashtu një reagim zyrtar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike lidhur me arsyet e sakta të ndërprerjes masive të energjisë në disa qytete të vendit.

energjia elektrike ne vend

Sondazh

Poll