5 Janar 2025, 17:03
Nga r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Një 25-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Qfë Thanës, pasi fshehu në bagazhin e makinës një person me qëllim që ta kalonte ilegalisht në krahun tjetër të kufirit. 25-vjeçari, banues në Prenjas, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalimin të paligjshëm të kufijve”
Policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe 20-vjeçarin e fshehur në bagazh, i cili ka kryer veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Gjithashtu është sekuestruar makina dhe dy telefona.
NJOFTIMI I POLICISË:
Qafë Thanë, Korçë.
Tentoi ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e fshehur në bagazhin e automjetit, Policia vuri në pranga drejtuesin e automjetit dhe procedoi në gjendje të lirë një 20-vjeçar, që ishte fshehur në bagazhin e automjetit.
Sekuestrohet një automjet dhe 2 aparat celular.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave që shkelin ligjin.
Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, në dalje kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi M. Ç. 25 vjeç, ku gjatë kontrollit, në bagazhin e këtij mjeti u gjet i fshehur shtetasi A. B., 20., i cili tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme,duke u fshehur në bagazhin e këtij automjetit.
Në përfundim të veprimeve hetimore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 25 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Ndihma për kalimin të paligjshëm të kufijve”, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 20 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprimeve të mëtejshme.
qafe thane policia e korces
Aktualitet
5 Janar 2025, 16:58
r.ll
Edona Krasniqi dhe Meleke Misini.
KOSOVË- Me ëndrrën e nënës në zemër, Meleke Misini nisi rrugëtimin drejt një...
Aktualitet
5 Janar 2025, 15:11
r.ll
anastas janullatos
GREQI- Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes ...
Aktualitet
5 Janar 2025, 14:10
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Një aksident ka ndodhur sot në Korçë nga ku mësohet se një 37-vjeçar ka humb...
Aktualitet
5 Janar 2025, 12:52
M.B
Foto ilustruese
POGRADEC- Një aksident është regjistruar sot në Pogradec nga ku mësohet se janë përfshirë...
Aktualitet
5 Janar 2025, 12:36
ZH.LL
policia
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 persona. Nga njoftimi i policisë, mësohet se këta per...
Aktualitet
5 Janar 2025, 12:25
ZH.LL
foto ilustruese
CËRRIK- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Cërrik-Gramsh....
Aktualitet
5 Janar 2025, 12:25
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GJIROKASTRA- Një vatër zjarri është regjistruar sot në Mitropolinë Ortodokse të Gjirokast...
Aktualitet
5 Janar 2025, 11:50
ZH.LL
aksidenti
LEZHË- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Fishtë të Lezhës, ku një furgon m...
Aktualitet
5 Janar 2025, 11:46
M.B
Dëbora
KORÇA- Autoritetet lokale, mjetet borëpastruese kanë punuar pa ndërprerje për të pastruar rrugët nga ...
Aktualitet
5 Janar 2025, 11:07
ZH.LL
vlore
VLORË- Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës, pasi tentoi të vidhte një...