Aktualitet

Sherri masiv në fshatin Gjashtë të Sarandës/ Gjykata lë në qeli dy efektivët e policisë, cakton masën "detyrim paraqitje" për 6 personat e tjerë

Pas shqyrtimit të provave, përfshirë pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e mbledhura nga grupi hetimor, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Alvaro Sulejmani (efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë) dhe Ilkid Sulejmani (efektiv i Policisë Kufitare Sarandë).

5 Janar 2025, 17:47 Nga r.ll
Sherri masiv në fshatin Gjashtë të Sarandës/ Gjykata lë
pamje nga sherri

SARANDË- Ditën e sotme në Gjykatën e Sarandës është zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim të personave të përfshirë në sherrin masiv të dy ditëve më parë në fshatin Gjashtë, ku mes tyre kishte edhe efektivë policie. Pas shqyrtimit të provave, përfshirë pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e mbledhura nga grupi hetimor, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Alvaro Sulejmani (efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë) dhe Ilkid Sulejmani (efektiv i Policisë Kufitare Sarandë).

Ndërsa për pjesën tjetër të personave të përfshirë, Mihal Sulejmani, Ergys Sulejmani, Kejvi Sulejmani, Shemsho Sulejmani, Delars Duka dhe Kristjan Xhaferri është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

Në përfundim të seancës, avokatët mbrojtës Arben Llangozi dhe Gjergj Imeraj deklaruan se “nga provat e administruara, nuk kishte ndonjë rezultat që mund të fajësoheshin apo mund të ishin të implikuar në krime aq të rënda sa akuzohen. Ishte një ngjarje që erdhi si pasojë e tentativës për të sqaruar një problem, që familjarët e autorëve mos të konfliktoheshin me viktimat. Alvaro Sulejmani është shprehur se ka pasur njohje të mëparshme me viktimat dhe se kërkon ndjesë për çka ka ndodhur. Natyrisht do ta apelojmë vendimin e sotëm”.Ndërkohë në kërkim për ngjarjen vazhdojnë të jenë dy persona të tjerë, mes të cilëve një ish-efektiv i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Dy ditë më parë në fshatin Gjashtë, pranë një restoranti, ndodhi një konflikt fizik mes disa shtetasve, ku u përdorën sende të forta dhe armë zjarri. Dy vëllezër, Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi, u dëmtuan lehtë. Gjatë ngjarjes, punonjësi i policisë Alvaro Sulejmani, i cili akuzohet për veprën penale "vrasje e mbetur në tentativë" përdori armën e shërbimit.  Gjatë hetimeve, në vendngjarje u gjetën 6 gëzhoja armësh zjarri, duke konfirmuar përdorimin e armëve në konfliktin që dyshohet të ketë nisur për një mosmarrëveshje për një makine me qira.

gjykata e sarandes

Sondazh

Poll