Aktualitet

"Shëndeti i tij u përkeqësua"/ Media greke: Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet në gjendje kritike për jetën

Para shtrimit në spital në "Evangelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit.

5 Janar 2025, 15:11 Nga r.ll
"Shëndeti i tij u përkeqësua"/ Media greke:
anastas janullatos

GREQI- Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas medias greke "Protothema", shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Para shtrimit në spital në "Evangelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë.

Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor. 

anastas janullatos

Sondazh

Poll