Aktualitet

U dërgua për trajtim më të specializuar në Greqi, Kisha Ortodokse Autoqefale: Gjendja e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është kritike

Para shtrimit në spital në "Evangjelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit.

5 Janar 2025, 19:19 Nga r.ll
U dërgua për trajtim më të specializuar në Greqi, Kisha
anastas janullatos

TIRANË- Kisha Ortodokse Autoqefale ka dalë me një reagim lidhur me gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Në një postim në rrjetet sociale, bëhet me dije se gjendja aktuale shëndetësore e kryepeshkopit është vlerësuar nga mjekët e spitalit "Evangjelismos" si kritike. Postimi është shoqëruar edhe me njoftimin zyrtar nga spitali grek.

NJOFTIM PËR SHTYP

Tema: Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, zotit Anastas.

Gjendja aktuale shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, zotit Anastas, vlerësohet nga mjekët trajtues si kritike.

NGA ADMINISTRATA E SPITALIT "EVANGJELISMOS"

U dërgua për trajtim më të specializuar në Greqi, Kisha

Mediat greke raportuan më herët se shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës. Para shtrimit në spital në "Evangjelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor. 

Ai u transportua nga Shqipëria me një mjet të Forcave Ajrore Greke. Transporti u krye me një avion C-27. Ai u shoqërua nga një mjek dhe dy infermierë. Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të së enjtes mbrëma dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në spitalin “Evangjelismos”.

kryepeshkopi anastas janullatos

Sondazh

Poll