Aktualitet

Aksident në Pogradec, përplasen 2 automjete, 2 persona përfundojnë në spital

Bëhet me dije se të dy të lënduarit janë transportuar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

5 Janar 2025, 12:52 Nga M.B
Aksident në Pogradec, përplasen 2 automjete, 2 persona
Foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident është regjistruar sot në Pogradec nga ku mësohet se janë përfshirë dy automjete ndërsa kanë marrë dëmtime dy persona.

Bëhet me dije se të dy të lënduarit janë transportuar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave.

pogradec

Sondazh

Poll