Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin Cërrik-Gramsh/ Makina përplas biçikletën në lëvizje, humb jetën 75-vjeçari

Mësohet se një makinë tip "Benz" ka përplasur një biçikletë në të cilën lëvizte një 75-vjeçar, i cili për pasojë ka humbur jetën.

5 Janar 2025, 12:25 Nga ZH.LL
Aksident me vdekje në aksin Cërrik-Gramsh/ Makina përplas
foto ilustruese

CËRRIK- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Cërrik-Gramsh. Mësohet se një makinë tip "Benz" ka përplasur një biçikletë në të cilën lëvizte një 75-vjeçar, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit 70-vjeçar është arrestuar menjëherë nga policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë Elbasan:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Cërrik-Gramsh", automjeti tip "Benz" që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

cerrik-gramsh aksident me pasoje vdekjen

Sondazh

Poll