Aktualitet

Aksident në Lezhë/ Përplasen dy automjete, makina humb kontrollin dhe përplaset me furgonin, një i lënduar

Nga informacionet paraprake bëhet me dije drejtuesi i mjetit tip golf nuk ka marrë lëndime, ndërsa drejtuesi i frugonit ka mbetur i plagosur teksa është transportuar në spital. 

5 Janar 2025, 11:50 Nga ZH.LL
Aksident në Lezhë/ Përplasen dy automjete, makina humb kontrollin
aksidenti

LEZHË- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Fishtë të Lezhës, ku një furgon me një mjet tip 'Golf', janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin dytësor që lidh fshatin Fishtë me autostradën Lezhë-Shkodër.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije drejtuesi i mjetit tip 'Golf' nuk ka marrë lëndime, ndërsa drejtuesi i furgonit ka mbetur i plagosur teksa është transportuar në spital. 

Paraprakisht dyshohet se mjeti tip 'Golf' mund të ketë humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me furgonin. Ndërkohë, policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

aksdent ne lezhe

Sondazh

Poll