Sport

Naomi Osaka është kthyer në tenis: pas tre vitesh ajo do të luftojë për një titull WTA!

Japonezja është kualifikuar në finalen e Auckland, pasi mposhti Parks në dy sete

4 Janar 2025, 13:00 Nga DOSJA

Naomi Osaka është kthyer në tenis: pas tre vitesh ajo do të

AUSTRALI - Tenisi i femrave është me fat, sepse Naomi Osaka është rikthyer. Të paktën kështu duket pas kualifikimit këtë të shtunë në finalen e Auckland 250.

Edhe pse është e vërtetë, që është një turne më i vogël, me pjesëmarrje më të ulët se ai i Brisbane, japonezja ka mundur mjaftueshëm katër rivalët e saj për të arritur në një finale 1008 ditë më vonë. Viktima e saj e fundit ishte amerikanja Alicia Parks, 6-4, 6-2 . 

Për të gjetur herën e fundit që Osaka kishte luftuar një kurorë, duhej të shkoje në një finale të Miamit, në prill të 2022, të cilën ajo e humbi kundër Iga Swiatek.

Naomi do të kërkojë titullin numër tetë të karrierës së saj me danezen Clara Tauson si pengesë. Në moshën 27-vjeçare, pas fillimit të mëmësisë dhe tejkalimit të fazave të ndryshme me problemet e shëndetit mendor, japonezja katër herë kampione, është gati të marrë trenin e saj të fundit.

Nëse ka një rivale, që asnjë nga 32 favoritët e Austrian Open nuk dëshiron të përballet në raundin e parë, është ajo. 

"Jam vërtet e lumtur, sepse është hera e parë që arrij në një finale para Australian Open," tha Osaka në përfundim të gjysmëfinales së saj. Duhet mbajtur mend se trofeu I fundit I saj u ngrit në Rod Laver Arena në Melburn në 2019 dhe 2021. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll