Sport

Manchester United zgjat kontratën me Harry Maguire edhe për një vit...

Harry Maguire do të vazhdojë kontratën me Manchester United. Ka qenë trajneri i “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim, i cili e ka bërë të ditur këtë në një konferencë për shtyp, dy ditë para ndeshjes ndaj Liverpoolit.

4 Janar 2025, 10:30 Nga DOSJA

Manchester United zgjat kontratën me Harry Maguire edhe për një

ANGLI - Harry Maguire shpërblehet nga Manchester United. “Djajtë e Kuq” do të aktivizojnë opsionin e një viti shtesë në kontratën e qendërmbrojtësit.

Lajmin e ka bërë të ditur këtë të premte Ruben Amorim, i pranishëm në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Liverpoolit në Premier League (e diel, ora 17:30).

“Ne do të aktivizojmë opsionin tonë,”- siguroi trajneri portugez, i cili kishte vënë në pah tashmë profesionalizmin e qendërmbrojtësit 31-vjeçar një javë më parë.

“Ai punon shumë mirë, ai përqendrohet në punën e tij dhe jo në atë që njerëzit thonë. Harry nuk gjen justifikime, edhe nëse ka pasur kohë të vështira. Mendoj se në këtë fushë ai është shembull”.

Lajmi e ka konfirmuar menjëherë edhe Manchester United përmes një komunikate për shtyp. Harry Maguire tani është i lidhur me klubin britanik deri në qershor 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll