Sport

Conte tenton të marrë tani edhe Ylber Ramadanin të Napoli...

Sipas “Solo Lecce”, Napoli po tenton transferimin e Ramadanit, duke përfituar nga momenti jo i mirë i lojtarit me trajnerin e ri te Lecce, Marco Giampaolo.

4 Janar 2025, 08:00 Nga DOSJA

Conte tenton të marrë tani edhe Ylber Ramadanin të Napoli...

ITALI - Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani mund të transferohet te Napoli në këtë merkato dimri. Trajneri Antonio Conte është në kërkim të një mesfushori dhe drejtuesit kanë “piketuar” mesfushorin e Shqipërisë.

Sipas “Solo Lecce”, Napoli po tenton transferimin e Ramadanit, duke përfituar nga momenti jo i mirë i lojtarit me trajnerin e ri te Lecce, Marco Giampaolo.

Për 27-vjeçarin duhen të paktën 3 milionë euro, një shifër që nuk pritet të jetë problem për një klub, që pretendon për titullin kampion në Serie A.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Ramadanit, i cili në rast se transferohet te Napoli, do të bënte një hap të madh në karrierën e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll