Sport

Carlo Ancelotti: "Do ta apelojmë kartonin e kuq të Vinicius"

Trajneri i Real Madridit beson se braziliani do të mund të luajë në ndeshjen e ardhshme të Ligës

4 Janar 2025, 09:30 Nga DOSJA

Carlo Ancelotti: "Do ta apelojmë kartonin e kuq të Vinicius"

SPANJE - Carlo Ancelotti analizoi ndeshjen kundër Valencias dhe u befasua nga diferenca e ekipit të tij mes pjesës së parë dhe të dytë. Ai u mërzit nga ndryshimi i lojës së ekipit të tij, i cili hyri shumë keq në ndeshje dhe reagoi kur ishin me dhjetë në fushë. 

"Ne menduam se nuk ishte një e kuqe. Pas kartonit të kuq, skuadra diti të reagonte. Është e vështirë të shpjegohet se sa keq bëmë në pjesën e parë dhe sa mirë dolëm në të dytën”. 

Fitore e drejtë? A prisni një sanksion për Vinicius?

"Ne do të apelojmë, nuk mendoj se do të ketë një sanksion për të. Ne mendojnë se nuk ishte e kuqe. Mendoj se fitorja ishte e drejtë. Pjesa e parë ishte shumë e keqe. Pas golit filluam të luanim dhe në pjesën e dytë me dhjetë, me gabimin e penalltisë... Mendoj se ishte një fitore e merituar”.

Mendoni se penalltia duhej të ripërsëritej?

“Dimitrievski nuk i ka patur këmbët në vijë, por nëse nuk e prek topin nuk duhet të përsëritet. Më shqetëson fakti që kemi humbur tre penallti. Mendoj se duhet të marr përgjegjësinë për këtë”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll