Sport

Slot me superlativa: "Van Dijk është një nga më të mirët në botë, ai ka shumë cilësi"

“Në momentin që do të bjerë bilbili dhe do të fillojë stërvitja, unë patjetër do të dëgjoj një lojtar dhe ai është Virgil”.

4 Janar 2025, 11:00 Nga DOSJA

Slot me superlativa: "Van Dijk është një nga më të

ANGLI - Trajneri i Liverpool, Arne Slot foli në konferencën për shtyp për Virgil Van Dijk: "Më duhet të bëj një listë të gjatë, sepse lojtarët më të mirë në botë kanë shumë cilësi të shkëlqyera. Mendoj se Virgil ka shumë inteligjencë të lojës, kështu që ai e lexon lojën.

Ai është i madh dhe i shpejtë, unë kam qenë i impresionuar me atë se si ai e ka në zotërim topin për të pritur deri në momentin e fundit të luajë një top përpara. Ai është një lojtar i plotë, i cili është i njëjtë me Mo, ata janë lojtarë më të mirë në botë, ose lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tyre.

Natyrisht, edhe për Virgil ka disa gjëra në lidhje me lojën e tij që ne do të donim ta shihnim atë të përmirësohet paksa, ndoshta do të më pyesni se çfarë, por unë nuk po i them Virgil! Por ai po bën një punë të jashtëzakonshme për ne. Një nga gjërat që nuk e thashë, por e kam thënë në shumë konferenca të tjera për shtyp, është se ai gjithashtu udhëheq ekipin nga fillimi në fund.

Dhe me fillimin deri në fund, dua të them nëse shkojmë në fushën e stërvitjes, në momentin që do të bjerë bilbili dhe do të fillojë stërvitja, unë patjetër do të dëgjoj një lojtar dhe ai është Virgil. Ai gjithashtu sjell shumë energji pozitive në klub dhe shumë energji pozitive në grup.

Ai çdo gjë shumë mirë, por ky është edhe standardi i këtij klubi. Nëse nuk sillesh kështu, atëherë nuk je më mjaftueshëm i mirë për të luajtur për këtë klub. Pra, ata duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë nivel për të luajtur për këtë klub dhe kjo është ajo që bënë, Mo dhe Virgil”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll