Sport

VIDEO/ Shikoni gjestin pse u ndëshkua me karton të kuq Vinicius ndaj Valencias!

Gjyqtari Soto Grado, pasi pa gjestin e brazilianit në VAR, e ndëshkoi atë mer karton të kuq…

4 Janar 2025, 09:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Shikoni gjestin pse u ndëshkua me karton të kuq Vinicius ndaj

SPANJE - Në një nga imazhet e ndeshjes mes Valencias dhe Real Madridit protagonist ishte Vinicius. Lojtari u përjashtua me karton të kuq direkt, pasi arbitri Soto Grado pa në VAR pamjet e veprimit të tij me Dimitrevski. 

Sapo arbitri i tregoi kartonin e kuq, Vinicius iu drejtua gjyqtarit dhe Rüdiger e Ceballo u desh ta kapnin brazilianin dhe ta hiqnin nga fusha, ndërsa ai vazhdoi t'i thoshte gjëra Soto Grados.

Pas shokëve, ishte radha e anëtarëve të stafit të Real Madridit, të cilët duhej të kapnin Vinicius dhe ta largonin nga fusha drejt dhomës së zhveshjes për të shmangur një dëm më të madh. Disa imazhe tashmë janë virale. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll