Sport

Partizani humbet “yjet”, i jep lamtumirën publikisht!

Tedi Cara, Arinaldo Rrapaj dhe Andi Hadroj, pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës së Partizanit në gjysmën e parë të sezonit.

3 Janar 2025, 21:00 Nga DOSJA
Partizani humbet “yjet”, i jep lamtumirën publikisht!

TIRANE - Tedi Cara, Arinaldo Rrapaj dhe Andi Hadroj, pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës së Partizanit në gjysmën e parë të sezonit, do të vazhdojnë karrierën e tyre në kampionatin ukrainas. Ndërkohë, klubi i kuq, me një postim në rrjetet sociale ka falënderuar tre lojtarët për kontributin e dhënë.

RESPEKT DHE MIRËNJOHJE!

Klubi i Futbollit Partizani dëshiron të falënderojë Tedi Carën, Arinaldo Rrapajn dhe Andi Hadrojn për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën e kuqe.

Së bashku kemi shkruar momente të paharrueshme në historinë e klubit tonë, duke ndarë emocione, fitore dhe sakrifica. Ju urojmë suksese të mëdha në karrierën tuaj të re në kampionatin ukrainas.

Faleminderit që keni qenë pjesë e familjes sonë të kuqe!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll