Sport

VIDEO / Ernest Muçi shënon një gol spektakolar, por që nuk i mjafton Besiktasit!

Një realizim spektakolar ky i Muçit, që riktheu baraspeshën, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-1.

3 Janar 2025, 20:54 Nga DOSJA
VIDEO / Ernest Muçi shënon një gol spektakolar, por që nuk

TURQI - Viti 2025 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për talentin shqiptar Ernest Muçi, i cili ka realizuar një gol me mjaft klas, te skuadra e Besiktasit, në duelin ndaj Rizespor, të vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit.

Më konkretisht në minutën 45+3, me një lëvizje mjeshtërore, Muçi, shtrin në tokë një kundërshtar, teksa udhëheq topin bukur në hyrje të zonës, duke goditur saktë me të djathtën.

Një realizim spektakolar ky i Muçit, që riktheu barazpeshën, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-1. 

Me këto shifra u mbyll i gjithë takimi, pasi edhe pjesa e dytë nuk prodhoi më asgjë, madje vendasit në fund shënuan por u anullua më pas nga gjyqtari.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll