Sport

HISTORIKE!... Pontevedra, skuadër e Divizionit të Katërt, nuk ndalet… eliminon edhe Mallorcan nga Kupa e Mbretit

Mallorca, finalistje e Kupës së Mbretit në sezonin e shkuar, u eliminua ashpër të premten në raundin e 16-të nga Pontevedra, një klub në divizionin e katërt spanjoll (0-3).

4 Janar 2025, 07:30 Nga DOSJA

HISTORIKE!... Pontevedra, skuadër e Divizionit të Katërt, nuk

SPANJE - Përralla vazhdon për lojtarët e Pontevedra në Kupën e Mbretit. Tashmë, pasi kanë eliminuar në 1/32-tën Villarrealin (1-0) dhe Levanten (D2) në raundin e kaluar (4-1), skuadra e Kategorisë së Katërt spanjole, eliminoi edhe Mallorca (3-0), mbrëmjen e së premtes, në 1/16-tën e Kupës së Mbretit.

Në vitin 2024, i 6-ti aktual në La Ligë humbi me penallti në finale kundër Athletic Bilbao (1-1, 4-2 me penallti). Këtë vit, aventura përfundon para kohe për Mallorcën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll