Sport

Mo Salah: “Ky, sezoni im i fundit te Liverpool, dua të fitoj Premier League”... (Video)

Futbollisti egjiptian, duke folur për Sky Sports, theksoi se nuk ka përparim në bisedimet për rinovimin e kontratës me Liverpoolin.

3 Janar 2025, 18:41 Nga DOSJA

Mo Salah: “Ky, sezoni im i fundit te Liverpool, dua të fitoj Premier

ANGLI - Mohamed Salah dëshiron të largohet nga Liverpool si kampion i Anglisë.  Futbollisti egjiptian, që po bën një sezon fantastik me fanelën Reds, ka dhënë një intervistë për Sky Sports dhe ka theksuar se nuk ka asnjë progres në bisedimet për rinovimin e kontratës. 

“Deri më tani, po. Kanë qenë gjashtë muajt e fundit. Nuk ka përparim në negociata. Jemi shumë larg çdo progresi. Pra, duhet të presim dhe të shohim”,- tha ai kur u pyet nëse do të largohej nga Liverpool, duke shtuar: “Është viti im i fundit në klub, kështu që dua të bëj diçka të veçantë për qytetin e Liverpoolit”.

Egjiptiani, i cili ka 20 gola dhe 17 asistime në 26 paraqitje këtë vit, ka fituar vetëm një Premier League me Liverpoolin dhe do të donte ta fitonte sërish këtë vit: “Gjëja e parë në listë është fitimi i Premier League me Liverpoolin.

Në intervistat e mia për shtatë apo tetë vitet e fundit, gjithmonë them (dua të fitoj) Champions League. Por kjo është hera e parë që po them me të vërtetë se dua të fitoj Premier League me Liverpoolin”. 

Liverpool fitoi ligën e vitit 2020 për herë të parë në 30 vjet dhe Salah tha: “Ne kemi pritur për këtë titull për rreth 30 vjet. Pra, për ta fituar atë dhe ishte pandemia në atë kohë, ne nuk kishim kohë ta festonim atë në mënyrën e duhur. Nuk është një gjë e mirë për t'u bërë, kështu që shpresoj se mund ta bëjmë këtë vit."

Ai vazhdoi: “Unë ende mendoj se skuadra ka nevojë për një trofe. Eshtë ende gjysma e ekipit si unë, Trent Alexander-Arnold, Van Dijk, Alisson, Robertson. Është e nevojshme që ne të fitojmë një tjetër trofe përpara se të largohemi të gjithë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll