Sport

Federico Chiesa vazhdon të kërkojë një klub: Fiorentina e kërkon borxh…

Anësori italian i Liverpoolit mund të kthehet në shtëpinë ku ka lindur, për të luajtur futboll

3 Janar 2025, 18:27 Nga DOSJA

Federico Chiesa vazhdon të kërkojë një klub: Fiorentina e

ANGLI - Anësori italian Federico Chiesa vazhdon të kërkojë një zgjidhje për të ardhmen. Lojtari 27-vjeçar është jashtë diskutimit për trajnerin holandez Arne Slot te Liverpool dhe, për këtë arsye, synon të kthehet në Serie A.

Sipas shtypit italian, drejtuesit e Fiorentinës, klubi ku lojtari ka lindur, po përpiqet të garantojë huazimin e Chiesas deri në fund të këtij sezoni.

Kujtojmë që Chiesa u largua nga Juventusi në gusht 2024 dhe ishte në prag të nënshkrimit me Barcelonën. Ai përfundoi duke shkuar në Anfield, por ai nuk ka qenë i lumtur në debutimin e tij në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll