Sport

Ardian Ismajli, mbrojtësi kuqezi nën vëzhgimin e gjigandëve të Serisë A!

Gazetari italian, Nikolo Shkira, shkruan se disa klube shumë të rëndësishme të Serisë A janë të interesuar për shërbimet e tij.

3 Janar 2025, 16:37 Nga DOSJA
Ardian Ismajli, mbrojtësi kuqezi nën vëzhgimin e gjigandëve

ITALI - Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli, po kalon një moment fantastik në karrierë. Shpeshherë ka qenë vendimtar tek Empoli, por edhe te Shqipëria.

Gazetari italian, Nikolo Shkira, shkruan se disa klube shumë të rëndësishme të Serisë A janë të interesuar për shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Juventusin, Napolin, por edhe Lacion ku luan futbollisti tjetër i Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Ndërsa tek axurrët aktivizohet kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Te tria klubet e kanë parë Ismajlin në ndeshjet e tij përgjatë muajve të fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll