Sport

Anglezët tregojnë se Rashford refuzoi 42 mln. në vit sepse vazhdon të presë... Amorim

Propozimet nga Arabia Saudite nuk i kanë pëlqyer sulmuesit, i cili mbetet i gatshëm të japë gjithçka për Manchester United

3 Janar 2025, 17:18 Nga DOSJA

Anglezët tregojnë se Rashford refuzoi 42 mln. në vit sepse

ANGLI - Shtypi anglez raporton se Marcus Rashford refuzoi tre propozime nga Arabia Saudite, një prej tyre me vlerë më shumë se 40 milionë euro në vit, sepse ai ende pret... trajnerin Ruben Amorimin.

Sipas 'Daily Mail', ndërkombëtari anglez, i cili javët e fundit u përjashtua nga skuadra e trajnerit portugez të Manchester United, mbetet i gatshëm t'i japë 100 për qind ekipit, nëse thirret sërish.

Ai ndoshta largohet në merkaton e janarit vetëm nëse del një propozim joshëse për “një klub konkurrues” që operon në një ligë me shikueshmëri, me synimin për t'u rikthyer te skuadra e “Tre Luanëve”.

Kujtojmë që Rashford së fundmi ka reaguar ndaj një raporti të gazetës 'The Sun', e cila raportonte për lëvizjet e sulmuesit për t'u larguar nga Manchester United.

"Javët e fundit janë shkruar shumë histori të rreme, por e gjithë kjo po bëhet qesharake, kurrë nuk kam takuar asnjë agjenci dhe nuk kam në plan të lëviz...”, lexohej në të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll