Sport

Edon Zhegrova: “2024, viti më i mirë i karrierës sime!”

Nëse vazhdon me formë të tillë edhe në pranverë, s’ka dyshim se “Messi i Kosovës” do të transferohet në një klub më të madh evropian.

3 Janar 2025, 00:27 Nga DOSJA
Edon Zhegrova: “2024, viti më i mirë i karrierës

FRANCE - Edon Zhegrova e kaloi një vit përrallor me Lillen. Ylli kosovar u bë njëri prej lojtarëve kryesorë tek ekipi francez, me të cilin po shfaq paraqitje brilante në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve. Gjithashtu, ai është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm edhe në Kombëtaren e Kosovës.

Prandaj, ish-futbollisti i Baselit me të drejt vitin 2024 e konsideron si më të mirin në karrierë. Ndër të tjera, 25 vjeçari zotohet se do të punojë që viti 2025 të jetë edhe më i mirë për të.

“Deri tani ka qenë viti më i suksseshëm, vitin 2025 do të hyj edhe më fuqishëm”, tha Zhegrova në emisionin Sports Show. Nëse vazhdon me formë të tillë edhe në pranverë, s’ka dyshim se “Messi i Kosovës” do të transferohet në një klub më të madh evropian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll