Aktualitet

EMRAT/ Të shtënat me armë zjarri në Berat, zbardhen identitetet e shënjestrave dhe autorëve, konflikti dyshohet se nisi në Greqi

Bëhet me dije se ata ndodheshin te “Karaburant Merko” kur nga një automjet kanë qëlluar në drejtim të tyre. Merkaj dhe Dhëmbi janë larguar me vrap nga karburanti ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.

2 Janar 2025, 19:41 Nga M.B

 

EMRAT/ Të shtënat me armë zjarri në Berat, zbardhen
Foto ilustruese

BERAT- Dy shënjestrat e të shtënaveme me armë zjarri ditën e sotme në Berat kanë qenë dy miqtë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi. Bëhet me dije se ata ndodheshin te “Karaburant Merko” kur nga një automjet kanë qëlluar në drejtim të tyre. Merkaj dhe Dhëmbi janë larguar me vrap nga karburanti ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.

Dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”, atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Asnjëri pre tyre nuk është plagosur nga breshëria e kallashnikovit, teksa bëhet me dije se autorët e atentatit janë dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.

Sipas të dhënave, konflikti mes dy grupeve ka dyshohet se ka nisur që në Greqi për prishje pazaresh droge mes tyre. Nga ana tjetër, policia pas identifikimit të autorëve, është duke punuar për kapjen e tyre.

berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2025, 17:44 M.B

Të shtëna me armë zjarri në Berat

Foto ilustruese BERAT- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Berat. Mësohet se dy persona me i...