Aktualitet

I dyshuar për 7 raste vjedhjesh në qytetin e Vlorës, arrestohet 29-vjeçari

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një pelerinë me kapuç, një levë, dy çekanë, një palë dorashka dhe disa produkte të vjedhura.

2 Janar 2025, 18:50 Nga M.B
I dyshuar për 7 raste vjedhjesh në qytetin e Vlorës, arrestohet
I dyshuari

VLORA- Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet të jetë autor i 7 vjedhjeve. Nga veprimet hetimore rezulton se ky person, i maskuar me kapuç, pelerinë dhe dorashka, dhe nën përdorimin e sendeve si çekan dhe levë, ka kryer vjedhje me thyerje në markete të ndryshme në qytetin e Vlorës, konkretisht:

Më 12.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, në një market ka vjedhur steka cigare dhe një shumë parash nga kasa e lekëve;
Më 16.12.2024, në lagjen “1 Maji”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;
Më 18.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;
Më 23.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, ka tentuar të vjedhë një market;
Më 24.12.2024, në të njëjtën lagje, ka vjedhur në një market një shumë parash;
Më 29.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dy markete, duke marrë produkte dhe një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një pelerinë me kapuç, një levë, dy çekanë, një palë dorashka dhe disa produkte të vjedhura.

Njoftimi:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shadow”. Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjes, të kryera në qytetin e Vlorës. Identifikohet dhe ndalohet autori i dyshuar. Sekuestrohen sende të përdorura gjatë vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative dhe punën operative në terren, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Shadow,” si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi:
• E. B., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas, i maskuar me kapuç, pelerinë dhe dorashka, dhe nën përdorimin e sendeve si çekan dhe levë, ka kryer vjedhje me thyerje në markete të ndryshme në qytetin e Vlorës, konkretisht:

• Më 12.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, në një market ka vjedhur steka cigare dhe një shumë parash nga kasa e lekëve;
• Më 16.12.2024, në lagjen “1 Maji”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;
• Më 18.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;
• Më 23.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, ka tentuar të vjedhë një market;
• Më 24.12.2024, në të njëjtën lagje, ka vjedhur në një market një shumë parash;
• Më 29.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dy markete, duke marrë produkte dhe një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një pelerinë me kapuç, një levë, dy çekanë, një palë dorashka dhe disa produkte të vjedhura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

vlora

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2025, 17:44 M.B

Të shtëna me armë zjarri në Berat

Foto ilustruese BERAT- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Berat. Mësohet se dy persona me i...