Aktualitet

FOTO/ "Po shkon drejt Greqisë pas festës!" Humbi jetën pas aksidentit në Korçë, ja kush është viktima 24-vjeçare, zbardhet dinamika e ngjarjes

Viktima është 24-vjeçarja shqiptare me pasaportë greke, Zoi Ksila, e cila po udhëtonte me Klaudio Kishta, me automjetin tip “Peugeot”. Automjeti i tyre u përplas me automjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin Trifon Mehmeti.

2 Janar 2025, 18:33 Nga M.B
FOTO/ "Po shkon drejt Greqisë pas festës!" Humbi jetën
Zoi Ksila

KORÇA- Vajza në foto është e reja e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Korçë-Bilisht, pranë fshatit Zëmblak. Viktima është 24-vjeçarja shqiptare me pasaportë greke, Zoi Ksila, e cila po udhëtonte me Klaudio Kishta, me automjetin tip “Peugeot”. Automjeti i tyre u përplas me automjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin Trifon Mehmeti.

Ata kishin ardhur për të festuar ndërrimin e viteve në Shqipëri dhe ishin nisur drejt Greqisë, pasi banonin në Selanik, ndërsa Trifon Mehmeti po udhëtonte drejt Korçës. Drejtuesi i makinës "Peugeot" ka kryer një manovër të gabuar, që dyshohet se ka qenë për të shmangur një kafshë që ndodhej në rrugë. 

zoi ksila

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2025, 17:44 M.B

Të shtëna me armë zjarri në Berat

Foto ilustruese BERAT- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Berat. Mësohet se dy persona me i...