Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Berat, identifikohen dy autorët, gjeneralitetet e tyre "mister" për shkaqe hetimore

Policia thotë se kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre.

2 Janar 2025, 17:48 Nga M.B
Të shtënat me armë zjarri në Berat, identifikohen dy
Foto ilustruese

BERAT- Autorët e të shtënave me armë zjarri ditën e sotme në Berat janë identifikuar nga policia. Në njoftim thuhet se pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri, por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre. Në vendngjarje mësohet se janë gjetur 4-5 gëzhoja pistolete.

Gjithashtu policia thotë se kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre. Ndërkohë, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi:

Berat/Informacion paraprak

Shtetasit A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2025, 17:44 M.B

Të shtëna me armë zjarri në Berat

Foto ilustruese BERAT- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Berat. Mësohet se dy persona me i...