Aktualitet

VIDEO/ Dyshohet se vrau fqinjin e tij 82-vjeçar në Durrës, ja pamjet kur 39-vjeçari del nga pallati pas krimit

Mësohet se policia e Durrësit ka siguruar edhe video nga kamerat e sigurisë në rrugë, të cilat e kanë fiksuar 39-vjeçarin duke dalë nga pallati, pasi kishte kryer vrasjen.

2 Janar 2025, 18:59 Nga M.B
VIDEO/ Dyshohet se vrau fqinjin e tij 82-vjeçar në Durrës, ja
Fation Janina

DURRËS- Personi në foto 39-vjeçari Fation Janina, autori i vrasjes së fqinjit të tij 82-vjeçar, Paulin Gina në Durrës pasditen e datës 30 dhjetor. Mësohet se policia e Durrësit ka siguruar edhe video nga kamerat e sigurisë në rrugë, të cilat e kanë fiksuar 39-vjeçarin duke dalë nga pallati, pasi kishte kryer vrasjen.

 

Dyshohet se 82-vjeçari u godit për vdekje me thikë dhe çekiç nga Fation Janina i cili është vënë në pranga. Sipas policisë, Fation Janina, pasi ka kryer krimin, e ka mbyllur viktimën në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia e Durrësit gjeti dhe sekuestroi  2 thika, 1 çekiç dhe veshjet, që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2025, 17:44 M.B

Të shtëna me armë zjarri në Berat

Foto ilustruese BERAT- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Berat. Mësohet se dy persona me i...