Aktualitet

Përplasja me përfshirjen e efektivëve në Sarandë, policia: Inspektori është pezulluar nga detyra

Policia thotë se punonjësi i Policisë, inspektori me inicialet A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

2 Janar 2025, 17:05 Nga M.B
Përplasja me përfshirjen e efektivëve në Sarandë,
Foto ilustruese

SARANDA- Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka reaguar në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë.

Policia thotë se punonjësi i Policisë, inspektori me inicialet A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë, ju sqarojmë se:

Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe mediat që denoncojnë rastet e shkeljeve dhe i fton sërish ata të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të paanshëm.

saranda policia

Sondazh

Poll