Aktualitet

Trafiku/ Policia Rrugore e Elbasanit apel drejtuesve të automjeteve: Tregoni durim, mos kryeni parakalime të gabuara dhe respektoni rregullat

Përmes një postimi në rrjetet sociale, policia thotë se është gatishmëri të plotë për të lehtësuar qarkullimin për shkak të fluksit të automjeteve.

2 Janar 2025, 16:44 Nga M.B
Trafiku/ Policia Rrugore e Elbasanit apel drejtuesve të automjeteve:
Foto ilustruese

ELBASAN- Policia Rrugore e Elbasani apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë durim për shkak të fluksit të rënduar në akset “Qafë Thanë-Elbasan” dhe “Rrogozhinë-Elbasan”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, policia thotë se është gatishmëri të plotë për të lehtësuar qarkullimin për shkak të fluksit të automjeteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë 100% në terren, si dhe kanë shtuar vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”.

Bëhet me dije se në terren, në mbështetje të Policisë Rrugore janë të angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan, për sigurinë rrugore dhe për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes.

“Drejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes. Qytetarët të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

policia rrugore

Sondazh

Poll