Aktualitet

Aksident në Këlcyrë, makina përplas këmbësorin, 81-vjeçari përfundon në spital

2 Janar 2025, 16:38 Nga M.B
Aksident në Këlcyrë, makina përplas këmbësorin,
Foto ilustruese

KËLCYRA- Një aksident rrugor është regjistruar këtë mesditë në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në qytetin e Këlcyrës. Mësohet se një 33-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar një këmbësor 81-vjeç i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në qytetin e Këlcyrës, shtetasi M. S., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin F. V., 81 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

aksident

Sondazh

Poll