Ndërron jetë ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës
Anton Berisha KOSOVA- Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha ka ndërruar jetë. Laj...
Korumi thotë se teksa bëheshin ndryshimet për realizimin e njësive të banimit, në shtëpinë e saj nisën të shfaqeshin dëmet e para kryesisht nga fakti se tualetet ndodheshin mbi dhomat e banesës së saj.
TIRANA- Gazetarja Iva Korumi ka denoncuar një rast personal përmes rrjeteve sociale ku bën me dije se një person i quajtur Erion Coka ka realizuar mbi shtëpinë e saj 3 njësi banimi me qira ditore. Korumi thotë se teksa bëheshin ndryshimet për realizimin e njësive të banimit, në shtëpinë e saj nisën të shfaqeshin dëmet e para kryesisht nga fakti se tualetet ndodheshin mbi dhomat e banesës së saj.
Ajo thotë se shqetësuar prej ndryshimeve që po bënte në planimetrine e pallatit, gjithashtu se mbi dhomat e saj do të kishte 2 tualetet e reja, njoftoi IMT, IKMT dhe policinë. Gazetarja thotë se Erion Coka "i kishte krahët e ngrohta" dhe zërin e tyre si banorë të vjetër të pallatit, nuk e dëgjoi njeri.
Ajo shton se çështja shkoi në prokurori, pasi leja për ndryshim destinacioni nuk jepej nga Njësia Administrative, por, sipas saj, çeshtja u mbyll. Korumi thotë se sot në datë 2 janar, shtëpia e saj vijon të ketë dëme. Ajo thotë se u bënë 2 javë dhe asnjë masë nuk është ndërmarrë.
POSTIMI:
Ky qe shihni ne foton Nr. 1 (qarkuar me ngjyre jeshile) quhet Erion Coka, i cili ne Mars te 2024, mori nga Edisoni i njesise Nr. 7, leje rinovimi per nje apartament 100 m2, te cilin e bleu me leke ne dore. Ky apartament ndodhet siper apartamentit ku banoj une.
Erioni, edhe pse me nje leje per nderhyrje te mirembajtjes se zakonshme, e hodhi shtepine ne toke me qellim per t’a ndare ne 3 njesi banimi per qera ditore. Do te ngrihej niveli i dyshemese pasi do te realizoheshin nyje te reja hidraulike. Tualetet e reja do te ndertoheshin mbi dhomat e mia. Tubat e ujit, do te kalonin mbi tavanet e dhomave te shtepise sime sepse depozita qe do te furnizonte me uje apartamentet e Erionit, do te vendosej ne ballkon.
E shqetesuar prej ndryshimeve qe po bente ne planimetrine e pallatit (pallat i vjeter i kohes se Enverit), gjithashtu se mbi dhomat e mia do te kisha 2 tualetet e reja te Erionit, therras IMT, IKMT, Polici. Por Erioni i kishte krahet e ngrohta…dhe zerin tone si banore te vjeter te pallatit, nuk e degjoi njeri. Ceshtja shkoi ne prokurori, pasi leja per ndryshim destinacioni nuk jepej nga Njesia Administrative. Por ceshtja u mbyll dhe Erioni beri ca i deshi qejfi.
Ai i realizoi 3 apartamentet e tij dhe tani i ka dhene me qera ditore. Ne, banoret e vjeter te shkalles ku une jetoj, torturohemi nga zhurmat e personave qe marrin me qera ditore apartamentet. Erioni nuk ka bere asnje izolim per zhurmat e klienteve te tij. Jemi pa gjume edhe prej zhurmes se pompes, pasi Erioni na ka vendosur depozite uji ne ballkon. Erioni per cdo shqetesim qe na ka sjelle, ka vetem nje pergjigje: “Jam ne pronen time, bej cte dua”.
Sot ne dt 2 Janar, une po ju tregoj gjendjen e tavanit te dhomes se ndenjes ne apartamentin ku une jetoj, si pasoje e tualeteve qe Erioni i ka bere mes shtepise. U be 2 jave dhe asnje mase deri tani. Perkundrazi Erioni vazhdon i jep me qera ditore apartamentet e tij edhe pse eshte njoftuar per demin qe ka shkaktuar. Policia ngre supet sepse thote qe nuk eshte me ceshtje e tyre, por e prokurorise. Si zgjidhet ky hall? Ju po te ishit ne vendin tim, cfare do kishit bere? Pergjigjet mi dergoni privat.
Anton Berisha KOSOVA- Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha ka ndërruar jetë. Laj...
Eldison Kalemi dhe Klodian Sulovari pranuan të dy se prodhonin kanabis BRITANI- Dy emigrantë shqiptarë, ilegalë, të gjetur në...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Një "objekt fluturues" është parë nga kalimtarët mbrëmjen e shkuar në qiellin e autost...
TIRANË- Jetmir Pepa është i riu që qëlloi me armë dy herë në një club nate në Tiranë mëngjesin e d...
Viktima GREQI- Dy të arrestuarit nga sherri vrastar i ndodhur në orët e para të Vitit të Ri në qendër të ...
Vlore VLORË- Qytetarët në Vlorë kanë zgjedhur që ta nisin vitin e ri 2025 duke bërë plazh. Pavarësisht se temp...
Foto Ilustruese TIRANË- Dy të shtëna me armë kanë ndodhur pranë një 'club-i' natë në datë 1 janar n&...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar zyrtarisht dosjen e "Toyota Yaris"në Gjykatën e Posaçme për gjykim. Ndaj ish-k...
Foto Ilustruese KORÇË- Aksidenti me pasojë vdekjen e një 24-vjeçareje në aksin 'Korçë-Bilisht' dysh...
SARANDË- Detaje të reja janë zbuluar nga sherri masiv mes 12 personave në Sarandë. Mësohet se sherri ka ndodhur për sh...