Aktualitet

VIDEO/ Misteri i objektit fluturues mbrëmë në autostradën Tiranë-Durrës, çfarë mund të jetë?

Nga videoja e siguruar nga Dosja.al mund të dallohet një "vijë" e drejtë drite, hera-herës e segmentuar, e cila zhduket papritur.

2 Janar 2025, 15:23 Nga M.B
VIDEO/ Misteri i objektit fluturues mbrëmë në autostradën
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një "objekt fluturues" është parë nga kalimtarët mbrëmjen e shkuar në qiellin e autostradës Tiranë-Durrës. Nga videoja e siguruar nga Dosja.al mund të dallohet një "vijë" e drejtë drite, hera-herës e segmentuar, e cila zhduket papritur. 

 

Misteri qëndron në fatin se çfarë mund të jetë ky objekt që u pa mbrëmë mbi qiellin e autostradës. Të jetë kometë, ndonjë trup tjetër qiellor, satelit artificial apo diçka e panjohur? Megjithatë dikush mund të dyshojë në faktin se në video mund të duket ndonjë satelit "Starlink", por drita duket shumë afër tokës, gjë që hedh poshtë hipotezën.

Në fillim të muajit dhjetor 2024 në New Jersey, por dhe shtete të tjera, të SHBA-ve u raportua për një fenomen të pazakontë që shqetësoi banorët. Disa dronë fluturues u panë mbi qiell duke shkaktuar pasiguri dhe deklarata të një pas njëshme nga zyrtarët amerikanë. 

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare theksuan se shumë nga mjetet ajrore që janë parë në New Jersey dhe shtete të tjera dhe për të cilat është raportuar se janë dronë, ishin avionë normalë me pilot dhe se nuk ka prova për ndonjë kërcënim të sigurisë kombëtare.

Një zyrtar i FBI-së u tha gazetarëve në dhjetor në një konference shtypi se agjencia e tij po punon me 50 partnerë lokalë, shtetërorë dhe federalë për të analizuar raportimet e shtuara. Zyrtari tha se më pak se 100 nga mbi 5,000 pamjet e raportuara kishin rezultuar të justfikonin hetime të mëtejshme dhe se të gjitha pamjet e raportuara të mjeteve të mëdha ishin avionë me pilot.

 

autostrada tirane-durres

Sondazh

Poll