Politike

"Kemi 217 laboratore smart në shkolla", Rama: Nuk do të ketë nxënës që s’do përgatitet për botën dixhitale

Rama u shpreh se objektivi është që të ndërtohen 654 laboratorë për 615 shkolla.

30 Dhjetor 2024, 11:34 Nga r.ll
"Kemi 217 laboratore smart në shkolla", Rama: Nuk do të
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se brenda këtij viti janë ndërtuar 216 laboratore smart në 200 shkolla të vendit. Rama u shpreh se objektivi është që të ndërtohen 654 laboratorë për 615 shkolla.

Sipas kryeministrit nuk do të ketë nxënës në arsimin parauniversitar që do t'i mungojë mundësia për tu përgatitur për botën e re dixhitale. 

“Ne këtë vit kemi përfunduar jetësimin e 216 laboratorëve smart në 200 shkolla të vendit, ky qysh nga klasa e parë nxënësit futen në botën e teknologjisë me kurrikulat dhe metodat më të përparuara. Kemi objektivin që këtë numër ta çojmë në 654 për 615 shkolla. Është numri që na çon drejt përfundimit të projektit në një fazë të tretë ku do të kemi 970 laboratorë smart. S’do ketë nxënës që do bëjë hapat në arsimin parauniversitar që ti mungojë kjo mundësi për tu përgatitur për botën e re dixhitale”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll