Politike

"Trump dhe udhëheqësit e tjerë në Tiranë"/ Rama: Gati të mbajmë samitin e NATO-s në 2027

Gjatë fjalës me gazetarët, Rama ka theksuar se tashmë ka nisur puna së bashku me NATO-n për inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë.

30 Dhjetor 2024, 11:26 Nga I.A
"Trump dhe udhëheqësit e tjerë në Tiranë"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria po bëhet gati që të mbajë samitin e NATO-s në Tiranë në vitin 2027. Gjatë fjalës me gazetarët, Rama ka theksuar se tashmë ka nisur puna së bashku me NATO-n për inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë. Rama deklaroi se ardhja e Presidentin amerikan dhe udhëheqësve të NATO-s është mesazh për pozicionin politik të vendit tonë. 

“Vitin e ardhshëm, më 16 maj do të mirëpresim Samitin e Komuitetit Politikan Evropian, do të kemi udhëheqësit e 700 milionë banorëve të Evropës, përtej kufirit të Bashkimit Evropian. Arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi, është hsumë e thjeshtë. Shqipëria sot është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit, të gjithë kanë vlerësime që mua më bëjnë krenar, por është frymëzimi për të vazhduar më tutje. E panendueshme, është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në 2027, ne kemi filluar punën, së bashku me NATO-n inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë. Ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s, është mesazh lidhur me Shqipërinë, pozicionin tonë politik. Ne kemi peshë modeste, por sot trajtohemi si të barabartë, në aspektin formal, por me një rrspekt që asnjëherë më parë nuk e kemi pasur në historinë tonë. Kjo është panoramë e Shqipërisë në sytë e Evropës dhe botës, e cila nuk është një fasadë, por rezultat i jashtëzakonshëm, i një pune të jashtëzakonshme, në të gjitha drejtimet,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll