Politike

Rama në konferencën e fundvitit: Çelja e negociatave me BE dhe hapja e dy grupkapitujve, fakti më domethënës për këtë vit

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo s'do ishte e mundur pa skudrën e adminitratës publike që ka punuar për të bërë procesin "screening".

30 Dhjetor 2024, 11:09 Nga r.ll
Rama në konferencën e fundvitit: Çelja e negociatave me BE dhe
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme konferencën e fundvitit me gazetarët. Rama e nisi fjalën e tij me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian dhe hapjen e dy grupkapitujve. Sipas tij ky ishte fakti më domethënës për vitin që po lëmë pas. Më tej kreu i qeverisë u shpreh se kjo s'do ishte e mundur pa skudrën e adminitratës publike që ka punuar për të bërë procesin "screening".

Rama theksoi se ecuria e procesit "screening" ka pasur një vlerësim befasues nga Komisioni Europian të qeverisë, që ishin tipikisht përfaqësues të vendeve më skeptike të BE-së për performancën e skuadrës shqiptare.

"Po e nis me faktin më domethënës të këtij viti , çelja e negociatave me BE dhe hapjen e dy grupkapitujve shumë të rëndësishëm. Theksoj që ky proces i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës do ishte i pamundur nëse një skuadër kombëtare e Shqipërisë me qindra punonjës të administratës nuk do kishte bërë më parë procesin screening ose diagnozën e gjithë sistemit të Republikës së Shqipërisë në të gjitha fushat. 

Për hir të së vërtetës ecuria e screening dhe vlerësimet befasuese për mua personalisht të Komisioni Europian të qeverive që ishin tipikisht përfaqësuese të vendeve më spektike për performancën e skuadrës tonë kombëtare janë një shtysë, motivim, fakt shumë domethënës për cfarë është bërë në gjithë këto vite dhe cila është në të vërtëetë administrate publike e republikës së Shqipërisë.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll