Politike

"Ne do ta fillojmë me qytetarin"/ Berisha: Paratë janë të qytetarëve, jo të qeverisë

Berisha gjithashtu tha se duhet të krijohet fronti më i gjerë që ka njohur Shqipëria që prej 1992, e kjo duhet të arrihet me qytetarin.

29 Dhjetor 2024, 20:56 Nga E. D
"Ne do ta fillojmë me qytetarin"/ Berisha: Paratë janë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e degës 8 në Tiranë u shpreh se paratë janë të taksapaguesve shqiptarë dhe jo të qeverisë, siç i kanë vjedhur e vijojnë ta bëjnë. Berisha gjithashtu tha se duhet të krijohet fronti më i gjerë që ka njohur Shqipëria që prej 1992, e kjo duhet të arrihet me qytetarin.

"Më 1 korrik, apo 2 korrik të 1990 kisha një komshi, dhe ai djali punonte në Kombinat. Vjen dhe i thotë nënës së vetë: Nënë i thotë, më duhet një këmishë. E ëma i thotë: bir, nuk kam me se ta blej. Dhe djali, siç ishte, drejt e në ambasadë. Edhe sot, cila familje mund të mbajë sot fëmijët pa punë? Ku mbahet? Ikni u thonë, largohuni.

Ishim në krye për rrogat dhe pensionet. Ishte arritja jonë më e madhe, ua them unë ju. Ishte arritja me e madhe e jona pas daljes në liri, ajo ka qenë, që njerëzit nuk e kanë ndjerë, por ajo ishte, se ne ishim historikisht më të varfërit dhe tani, u bëmë më të mirëpaguarit në rajon.

Ky, në vend se të ndiqte ritmet, i stopoi dhe na la të fundit. Vendet tjera, Mali i Zi, pensionin mesatar e ka 450 euro. Po çfarë ka Mali i Zi më shumë, na thoni ju, keni qenë? Çfarë ka? As çererkun e çerekut të Shqipërisë nuk e ka. Ju them unë ju. Po ka një qeveri, e cila e di se ato që para që mbledh duhet t’i ndajë me qytetarin. Se ato janë të qytetarëve, dhe jo t’i vjedhë në këtë mënyrë.

Pse mblidhen paratë? Paratë mblidhen për shërbime ndaj qytetarëve, për rroga ndaj qytetarëve, për pensione ndaj qytetarëve, dhe ndaj pensionisti malazez merrte më pak në 2013 se sa ne. Merr 450 euro. Ndaj, pensionisti maqedonas merr pensionin mesatar 280 euro. Ndaj pensionisti serb merr pensionin mesatar 330 euro. Kosova merr 200 e sa euro.

Dje ndau. Jo për pensionistin e Ksovës, se pensionistëve në Kosovë u ndau nga 100 euro secilit, dhe u ndau nga 100 euro të gjithë të rinjve nën 16 vjeç. Sigurisht, apratë janë të tyre, nuk janë të qeverisë. Po këta, janë të pashpirt. Si mund të vësh ti në tavlinë 8.2 mld, dhe le gjithësej 16 milionë euro për 780 mijë pensionistë? Po kjo është gjëja më e pakonceptueshme.

Jo, jo. Ai dha 100 euro për çdo pensionsit të Kosovës, dhe për çdo të ri nën 16 vjet dhe dha 50 euro për respekt për çdo pensionsit të Kosovës, kudo që ndodhej në botë. U ndala në këto, se ju vetë i dini, i keni të qarta, për të thënë se: ku do e fillojmë ne? Ne pikërisht, këtu do e fillojmë. Ne do ta fillojmë me qytetarin. Prandaj e thashë. Ju do të uleni me çdo qytetar të këtij vendi, me çdo pensionist që merr pension, që përbën turpin e këtij shteti si pension. Me çdo rrogë të ulët, që merr një rrogë që është turpi i këtij shteti, dhe këtyre hajdutëve.

Me çdo të ri që, detyrohet të marrë rrugët e dheut. E tha bukur, Gazi këtu, që duhet të shumëfishojmë energjinë, por edhe të shumëfishohemi edhe si numër. Duhet t ëkrijojmë frontin më të gjerë që ka njohur Shqipëria që nga viti 1992. Kjo është pastaj, përgjigja më dërrmuese," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll