Politike

"Arben Kraja gjeni ekonomie"/ Jamarbër Malltezi: Blen tokë në Lalëz me 4 €/m2, bashkë me 3 objekte ushtarake brenda

Dokumenti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, mban në fund firmën e prokurorit Kraja.

29 Dhjetor 2024, 21:16 Nga I.A
"Arben Kraja gjeni ekonomie"/ Jamarbër Malltezi: Blen tokë
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka publikuar një dokument të prokurorit të SPAK, Arben Kraja, ku tregohet se një tokë truall në Lalëz, sëbashku me 3 objekte ushtarake brenda, e ka blerë me një çmim 4€/m2. Dokumenti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, mban në fund firmën e prokurorit Kraja. Ndërkohë që Malltezi ka ironizuar shitjen nga ana e shtetit, duke i quajtur gjeni ekonomie. 

Postimi i Plotë:

Gjeni ekonomie i kanë zgjedhur kukllat e Soros! Tokë me 4€/m2 në Lalëz!!! Nuk kanë turp e as ata që i kanë vendos nuk kanë cipë! Veç lepe-peqe ndaj Edi Ramës.

jamarbër malltezi arben kraja

Sondazh

Poll