Politike

U thirr dy herë në Prokurorinë Speciale/ Kurti: Unë guxoj t’iu them që nuk vij! Ta shohim a guxojnë ata të vijnë te unë

Kryeministri Kurti ka shtuar se nuk ndjen asnjë detyrim për t’iu përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale ndërsa shtoi se prokurorët mund të shkojnë në zyrën e tij për ta intervistuar. Ai ka theksuar se prokurorët po përpiqen të sulmojnë kabinetin e tij qeveritar dhe ministrat.

30 Dhjetor 2024, 11:22 Nga N.F
U thirr dy herë në Prokurorinë Speciale/ Kurti: Unë guxoj
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të zhvilluar së fundmi për një emision në KTV akuzoi kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn se po inskenon një situatë me qëllim që hyrja e tij në objektin e Prokurorisë të bëhet lajm ndërkombëtar se ai po intervistohet për një rast korrupsioni. Kurti ka refuzuar t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë Speciale për t’u intervistuar si dëshmitar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore. Sipas tij nuk theksohet se Kurti është thirrur si dëshmitar.


“Ky prokuror, Blerim Isufaj, është regjisori i një pamjeje ku unë hyj në Prokurorinë e Shtetit dhe prodhohet një lajm ndërkombëtar që kryeministri po intervistohet për një rast korrupsioni. Aty nuk thuhet që jam thirrur si dëshmitar. Ky është qëllimi i tyre”, ka deklaruar Kurti.


Kryeministri Kurti ka shtuar se nuk ndjen asnjë detyrim për t’iu përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale ndërsa shtoi se prokurorët mund të shkojnë në zyrën e tij për ta intervistuar. Ai ka theksuar se prokurorët po përpiqen të sulmojnë kabinetin e tij qeveritar dhe ministrat.

“Këta po dëshirojnë të bëjnë diçka të ngjashme por më të butë se s’munden tashmë, sikur me Hashim Rexhepin që e nxorën me duar lidhur prej BQK-së. Ua kanë mësy krejt ministrave tonë. Ata prokurorët kanë ardhur në kryeministri dhe më herët, unë guxoj t’iu them s’po vij, ta shohim tani a guxojnë ata të vijnë”, ka shtuar Kurti.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se i ka dërguar dy ftesa Kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit. Ndërkohë, kabineti i kryeministrit ka ritheksuar gatishmërinë e tij që t’i mirëpresë prokurorët në zyrën e tij.

kurti prokuroria speciale

Sondazh

Poll