Aktualitet

Sulmohet me gur makina e SyriTv në Vlorë, gazetari: Isha për urim tek gjyshi, më thyen tri xhama, tek i pari qëlluan mbi 25

2 Janar 2020, 17:01 Nga DOSJA
Sulmohet me gur makina e SyriTv në Vlorë, gazetari: Isha për urim

VLORË- Është sulmuar me gur makina e Syri Tv që përdoret nga gazetari Enriko Gabaj dhe operatori Gentian Këllçiu në fshatin Dukat.  Operatori deklaroi se, ishte në fshatin Dukat për një vizitë te gjyshërit, ndërsa kur ka dalë prej andej ka gjetur makinën të dhunuar, dhe sipas gazetarit, makina është goditur mbi 25 herë, vetëm tek xhami i përparmë.

“Sot, rreth orës 15:00, makina e stafit të Syri TV, në pronësi të operatorit Gentian Këllçiu, është gjetur e dhunuar. Nuk kemi patur probleme as për punën, as personale. Makina është qëlluar mbi 25 herë me sende të forta”, tha gazetari.

LAJMI I FUNDIT/ Dhunohet makina e operatorit te Syri TV ne Dukat te Vlores

LAJMI I FUNDIT/ Dhunohet makina e operatorit te Syri TV ne Dukat te VloresPer me shume informacione klikoni ne www.syri.net#SyriTV #SyriNet #LajmeSyri

Gepostet von SYRI.net am Donnerstag, 2. Januar 2020

Ndërkohë që operatori u shpreh: Kam ardhur për të uruar tek gjyshi dhe gjyshja. Nuk kam konflikte me njeri. Pasi parkuam makinën, dhe ndenja 2-3 orë te gjyshi. Pamë makinën e dhunuar. Xhami i përparmë u qëllua mbi 25 herë me gur sipas informacioneve që kemi. S’kam dyshime. Jemi treguar paqësorë. Do thoja po të qe po s’kam konflikte me njeri. E kam parkuar dhe herë të tjera, por s’kanë ndodhur gjë. Sot që erdha tek gjyshi.

Ndërkohë që Policia e Vlorës ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe gjetjen e autorëve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enriko gabaj gentian kellciu sulmohet makina e gazetarit enriko gabaj gentian kellciu sulmohet makina e gazetarit

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2020, 15:47

KOSOVË- Shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti është shprehur se largimi i të rinjve nga vendi, nuk është prej shkak të varfërisë por, sipas tij prej po...