Sport

Humb jetën kampionia olimpike zvicerane, e zë orteku i borës!

Swiss-Ski tha se nuk do të publikohej asnjë informacion shtesë për vdekjen e Hediger, një vendim që u mor në marrëveshje me familjen dhe partnerin e saj.

25 Dhjetor 2024, 00:04 Nga DOSJA
Humb jetën kampionia olimpike zvicerane, e zë orteku i borës!

ZVICER - Snowboardistja olimpike, Sophie Hediger, ka humbur jetën pas një aksidenti (e zuri orteku i borës) në Arosa, të hënën, ka njoftuar Federata Zvicerane e Skisë.

Hediger, 26 vjeçe, ishte anëtare e ekipit kombëtar të snowboard-it dhe mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Kinë para se të arrinte dy podiumet e para në Kupën e Botës gjatë sezonit 2023-24.

Drejtori ekzekutiv i sporteve të Swiss-Ski, Walter Reusser, tha: “Jemi pa fjalë dhe mendimet tona janë për ta arwrmit e Sophie-së, të cilëve u shprehim ngushëllimet më të thella. Për familjen e Swiss-Ski, vdekja tragjike e Sophie ka hedhur një hije të errët mbi periudhën e Krishtlindjes. Jemi jashtëzakonisht të trishtuar.”

Swiss-Ski tha se nuk do të publikohej asnjë informacion shtesë për vdekjen e Hediger, një vendim që u mor në marrëveshje me familjen dhe partnerin e saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll