Bota

Aksident në Norvegji/ Autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen, tre persona humbin jetën

Autobusi që transportonte 60 deri në 70 persona u përplas në Boxing Day në veri të Norvegjisë. 

26 Dhjetor 2024, 16:39 Nga E. D
Aksident në Norvegji/ Autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe
pamje nga aksidenti

NORVEGJI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Norvegji, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mësohet se autobusi që transportonte 60 deri në 70 persona u përplas në Boxing Day në veri të Norvegjisë. 

Policia lokale në rrethin veriperëndimor norvegjez Hadsel ka thënë se incidenti ndodhi pasi autobusi doli nga rruga dhe përfundoi në liqenin Åsvatnet. Bent Are Eilertsen, shefi i Shtabit të Distriktit të Policisë Nordland tha në një deklaratë sot se katër persona u plagosën rëndë.

Pasagjerët e tjerë të lënduar në përplasje u dërguan në një shkollë aty pranë, pasi shërbimet e urgjencës, duke përfshirë helikopterët e shpëtimit dhe vullnetarë nga Kryqi i Kuq, nxituan në vendngjarje.

aksidnet ne norvegji

Sondazh

Poll